KESCO i shkruan ZRRE-së: Tarifat e reja të rrymës të fillojnë nga faturat e marsit
KESCO ka njoftuar se i ka propozuar Zyrës së Rregullatorit për Energji që aplikimi i tarifave të reja të fillojë nga muaji mars.
Sipas njoftimit, ky propozim ka ardhur për të shmangur kofuzitetin e konsumatorëve në faturimin e këtij muaji duke zbatuar në të njëjtën faturë tarifat e deritanishme me tarifat e reja.
“Nëse ZRRE-ja do ta marrë për bazë këtë propozim, atëherë faturimi i tanishëm do të zbatohet me tarifat e vjetra për të gjithë konsumatorët.
Pavarësisht kërkesës se lartë për energji elektrike në ketë muaj dimri, KESCO është e angazhuar të mbartë kostot përkatëse, si lehtësim për konsumatorin”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, tarifat e reja kanë hyrë në fuqi më 9 shkurt dhe do të apikohen deri më 31 mars 2023. Me miratimin e këtyre tarifave, shtrenjtim të energjisë do të kenë konsumatorët që shpenzojnë mbi 800 kWh energji elektrike.
Shyqrtim të tarifave do të ketë edhe në fund të këtij viti. Nga ZRRE e kanë konfirmuar për Express, se nga mesi i dhjetorit do të bëhet shqyrtimi i rregullt i tarifave./Gazeta Express
Njoftimi i plotë:
KESCO i ka propozuar ZRRE-së që aplikimi i tarifave të reja të fillojë nga faturat e Marsit
KESCO bën me dije që dje ka dorëzuar propozimin në ZRRE që vendimi për për hyrjen në fuqi të tarifave të reja të mos zbatohet nga data 9 Shkurt 2022, por të nisë së zbatuari në ciklin e ardhshëm të faturimit. Ky propozim ka ardhur si rezultat i veshtirësive që të bëhet prerja e gjendjes së leximit në një ditë për të gjithë konsumatorët tanë në Republikën e Kosovës.
Ne synojmë që me këtë propozim të shmangim kofuzitetin e konsumatorëve në faturimin e këtij muaji duke zbatuar në të njëjtën faturë tarifat e deritanishme me tarifat e reja.
Nëse ZRRE-ja do ta marrë për bazë këtë propozim, atëherë faturimi i tanishëm do të zbatohet me tarifat e vjetra për të gjithë konsumatorët.
Pavarësisht kërkesës se lartë për energji elektrike në ketë muaj dimri, KESCO është e angazhuar të mbartë kostot përkatëse, si lehtësim për konsumatorin.
Të njëjtën kohë, KESCO do të fillojë një fushatë masive për të këshilluar konsumatorët që si të përdorin pajisjet e tyre më së miri në mënyrë që ta përballojnë sa më lehtë periudhën e faturimit me tarifa të reja.
KESCO mbetet kompani e përkushtuar që të jetë sa më pranë konsumatorit dhe të ofrojë shërbime sa më kualitative me kostot më të ulëta të mundshme. I gjithë ky mision arrihet më së lehti dhe më së miri me ndërtimin e partneritetit me konsumatorët. Bashkimi i forcave para sfidave të mëdha, si kjo e muajve të fundit që goditi krejt botën, vecanërisht Evropën, është obligim që e lehtëson përballimin e tyre nga secili. Pra, krejt bashkë ia dalim më së miri.