Këta janë 9-të kandidatët për deputetë nga dega e LDK-së në Prizren
Partitë politike kanë filluar përgatitjet e tyre për përpilimin e listave të kandidatëve për deputetë. Dita e shtunë është data e fundit kur partitë politike, duhet t’i dorëzojnë listat përfundimtare në KQZ.
Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila e ka kandiduar Avdullah Hotin për kryeministër të vendit, tashmë ka filluar përgatitjet për listën përfundimtare. Dega e saj në Prizren tashmë e ka vendosur se kush do të jenë përfaqësuesit e tyre në listë, tregojnë burime brenda këtij subjekti politik.
Në krye të kësaj liste, është kryetari i degës së partisë në këtë komunë, Anton Quni, raporton TV Prizreni.
Pjesë e kësaj liste që janë propozuar qendrës së LDK-së në nivel qendror janë edhe 8 kandidatë të tjerë.
Hatim Baxhaku
Sylë Hoxha
Driton Selmanaj
Xhavit Ukaj
Salajdin Fanaj
Mybere Mustafa
Aferdit Morina
Valdet Hoxha./tvprizreni