Adrit Krasniqi, zëri i rinisë në Kuvendin e ardhshëm të Prizrenit

“Prizreni është e ardhmja jonë!

E ardhmja jonë është në Prizren!

Të dashur qytetarë të Prizrenit, të dashur familjarë, miq e kolegë, kam kënaqësinë t’u kumtoj lajmin se jam një ndër kandidatët për Kuvendin Komunale në zgjedhjet e 17 Tetorit në listën e Partisë Demokratike.

Partisë që i shërbej me përgjgjësi dhe krenari, i jam mirënjohës për besimin e dhënë.

Ky është një vendim me vullnet të lartë politik për t’i shërbyer qytetarëve dhe  qytetit tim.

Asnjë veprim nuk e kam ndërmarrë dhe nuk do ta bëj as në të ardhmen pa u konsultuar dhe pa bashkëpunuar ngushtë me protagonistët në cilëndo fushë ku kam vepruar e ku do të veproj.

Ne nuk do të ndalemi. Secili proces e secili rezultat është përvojë e duhur prej të cilit nxerrim mësimet tona. Duke mësuar bëhemi më të fortë dhe më të përgatitur. Betejat më të rëndësishme politike janë para nesh e jo pas nesh.

Mbi këto baza e kam ndërtuar identitetin tim qytetar e shoqëror. Duke ju premtuar se me këtë modesti, korrektësi e përulësi në bashkëpunim dhe ndërtimin e besimit të përbashkët do të vazhdoj në detyrën e asambleistit, nëse ju si qytetarë e vlerësoni dhe besoni punën dhe angazhimin tim.

Jam i nderuar dhe me përgjegjësinë më të lartë ju kërkoj besimin tuaj, për mua si kandidat dhe për Partinë Demokratike si parti.

Na priftë e mbara!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *