Këto janë dy monedhat më të falsifikuara në Kosovë
Teksa po realizonte detyrat në një pikë kontrolli në Prishtinë, Policia e Kosovës, e ndaloi një automjet për kontroll. Megjithatë, gjatë këtij procesi, një 26 vjeçari iu gjetën një sasi e konsiderueshme e monedhave metalike nga 2 euro.
E në bazë të njoftimeve të Policisë, ky nuk është rasti i vetëm.
Një ditë pas, Policia kapi mbi 1 mijë euro para të dyshuara si të falsifikuara edhe në Komunën e Vushtrrisë.
Në një përgjigje për Tëvë1, policia thotë se numri i rasteve të tilla të iniciuara në gjashtë muajt e parë të këtij viti është mbi 460.
“Gjatë vitit të kaluar, policia ka iniciuar 804 raste të “Falsifikimit të parasë’, kurse në gjashtëmujorin e parë të këtij viti ka iniciuar dhe trajtuar 486 raste të tilla. Bazuar ne te dhenat e PK-se, për periudhën kohore Korrik-Shtator 2023. jane iniciuar 303 raste të veprës penale nga Neni 296”, thotë Policia e Kosovës.
Të gjitha këto raste përfundojnë në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë ku edhe bëhet ekspertiza e tyre. Nga kjo Agjenci tregojnë se cila është monedha false e cila qarkullon më së shumti në vend.
Specialisti i Forenzikës i cili merret çdo ditë me verifikimin e këtyre rasteve tregon edhe mënyrën se i identifikohen paratë e falsifikuar.
Për prezencën e madhe të parave të falsifikuar nga Oda Ekonomike e Kosovës thonë se kanë pranuar ankesa edhe nga bizneset.
Për qarkullimin 2 eurove false në Kosovë javë më parë kishte raportuar edhe agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters.