U ndalua për kontrollë rutinore, i gjendet arma pa leje

Dje njësitet patrulluese të stacionit policor në Dragash, në një pikë kontrolli, kanë ndaluar një automjet me targa vendore për kontrollë rutinore, ku në çantën e tij është gjetur dhe sekuestruar armë pa leje.

Sipas policisë te ky person u gjetë, “një Pistoletë, një karikator, një fishk dhe një Brisk”.

“Në lidhje me këtë rast i dyshuari E.GJ i lindur në vitin 2001 është shoqëruar në stacionin policor në Dragash , ku i njëjti është intervistuar. Lidhur me rastin është konsultuar Prokurori i Shtetit ku pas intervistimit i dyshuari lirohet, rasti shkon ne procedurë te rregullt”, tha ai.

Në vijim gjeni disa foto të dëshmive të konfiskuara në rast.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *