Këto janë masat e reja anti-covid

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se për shkak të rritjes së numrit të infeksionit, kanë vendosur të reduktohet numrin e stafit në nivel qendror dhe lokal në institucionet publike dhe private.

Zemaj në një konferencëe për media, tha se institucionet që do të punojnë me kapacitete të plota është shëndetësia dhe siguria.

Sipas tij, institucioneve publike dhe private iu ndalohet organizime ku ka grumbullim të njerëzve.

“Personat me sëmundje kronike dhe ata mbi moshën 60 vjeçare lirohen nga paraqitja në punë, angazhimi i tyre kalon online. Personat mbi moshën 65 vjeçare iu lejohet të dalin jashtë shtëpisë nga ora 6 deri 10 dhe prej orës 16 deri në 19, jashtë këtij orari vetëm për nevoja shëndetësore. Ligjëratat në të gjitha universitetet publike dhe private mbahen vetëm online. Qendrave tregtare iu ndalohet veprimtaria nga ora 21 deri në orën 5 të mëngjesit. Gastronomisë iu ndalohet puna nga ora 21 deri në 5 të mëngjesit, përveç shërbimeve merr me vete.Do të ndërmerren masa të rrepta brenda institucioneve shëndetësore duke bërë dezinfektimin e shpeshtë”, tha Zemaj.

Ai tha se është në diskutim kontrolli në pika kufitare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *