Këto janë tabelat provuese të Kosovës që po u vendosen veturave të Serbisë

Nga sot nuk lejohet qarkullimi i veturave me targa KS, dhe të gjithë që posedojnë këto targa nuk do të lejohen të kalojnë kufirin.

Fotot e siguruara nga  ne kufirin me Serbinë në Merdare tregojnë se tabelat e vjetra po zëvendësohen me ato provuese nga zyrtarët atje.

Kujtojmë se mëngjesin e sotëm, Njësitë e Specializuara të Policisë së Kosvës janë pozicionuara në pikën Kufitare Kosovë – Serbi, konkretisht në Jarinje

Dhjetëra autoblinda të Policisë së Kosovës janë pozicionuar në vendin ku më parë ka qenë pika kufitare.

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës “ROSU” është parë duke shkuar drejt pikave kufitare në Veri.

Kjo pasi është paralajmëruar se nga sot nisë vendosja e “tabelave provuese” për veturat që hyjnë nga Serbia në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *