Kompania ABI do ta ketë sistemin fotovaltik më të madh jo vetëm në Kosovë

Kompania ABI do ta instaloj sistemin fotovaltik më të madh në kulm, jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon. Informacionin për këtë e ka dhënë JAHA Solar.

Njoftimi i plotë:

Rrugëtimit tonë të përbashkët drejt tranzicionit energjetik iu bashkohet edhe Abi Shpk (ABI Center, ABI Çarshija, ABI Qumështorja, ABI Hotel, ABI Store, ABI Plus)! Me këtë rast, 2.13 MËp të kapacitetit instalues i shtohen sistemeve fotovoltaike në vendin tonë.

Njëherit, ky sistem do të jetë sistemi fotovoltaik më i madh në kulm, jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon.

Me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes, Abi Shpk na besuan projektimin, furnizimin dhe instalimin e sistemit fotovoltaik, duke iu bashkuar bizneseve vendore që japin kontribut në mbrojtjen e ambientit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *