Komuna dhe UNDP-ë së bashku për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm dhe projekte inovative

Kryetari i komunës, Z. Shaqir Totaj më bashkëpunëtor, priti në takim pune, Znj. Maria Suokko, Përfaqësuese Rezidente e UNDP në Kosovë, Z. Arsim Aziri, Menaxher i Programit për Zhvillim Ekonomik në ADA, Znj. Enisa Serhati, Menaxhere e Portofolios për Zhvllimi Gjithëpërfshirës dhe Qëndrueshmëri ndaj Klimës, Znj. Xheva Berisha Rexhepi, Menaxhere e Projektit, dhe Znj. Merita Koqi, Koordinatore e Qendrës për Zhvillim të Gjelbër.

Qëllimi i takimit ishte të informohej kryetari i Komunës së Prizrenit për projektet që po zhvillohen në Komunën tonë në partneritet me UNDP-në, konkretisht, projektet për mbështetjen e Prizrenit të qëndrueshëm dhe për projektet për fuqizimin e veprimeve lokale për klimën.

Po ashtu në këtë takim u bisedua për zhvillimin e projekteve të reja në Prizren, për bashkëpunimet në të ardhmen për zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm dhe projekte inovative.

Kryetari Totaj, i siguroi përfaqësuesit nga UNDP-ë, se me qeverisjen Totaj, do të kenë bashkëpunim dhe do zhvillojnë marrëdhënie partneriteti në implementimin e projekteve për të mirën e qytetarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *