Komuna e Prizrenit rreth arrestimit të 5 zyrtarëve: Nga ky akt është dëmtuar edhe reputacioni i Komunës së Prizrenit

Keqpërdorimi i detyrës dhe arrestimi i zyrtarëve komunal është ngjarje që e denojmë dhe që mbetemi krah organeve të rendit për zbardhjen e resteve të tilla, pasi, jemi zotuar se do të ketë zero tolerancë për akte të keqpërdorimit.

Gjykata e Prizrenit sot ua ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh  pesë zyrtarëve të Komunës së Prizrenit si të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, të cilët në një projekt për ndërtimin e shtëpive për skamnorët kanë dëmtuar buxhetin për mbi 13 mijë euro.

Ngjarja ka ndodhur gjatë vitit të kaluar, në vitin 2021, dhe përgjegjësia mbetet individuale e secilit zyrtarë komunal.

Qeverisja jonë nuk ka përgjegjësi ndaj veprimeve të jashtëligjshme të zyrtarëve në fjalë, por, mbetemi përgjegjës t’i ndalojmë veprimet e tilla dhe ta ngrisim kontrollin për përgjegjësinë e zyrtarëve komunal ndaj qytetarëve.

Nga ky akt është dëmtuar edhe reputacioni i Komunës së Prizrenit, në vazhdën e realizimit të projekteve ekzistenciale për qytetarët.

Denojmë çdo akt të jashtëligjshëm që dëmton qytetarët, me theks të veçantë rastet sociale, të cilat janë prioritet i qeverisjes aktuale dhe do të trajtohen me përpikëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *