1 muaj paraburgim për personin që dyshohet se sulmoi seksualisht një të mitur

Gjykata Themelore ka caktuar një muaj paraburgim ndaj një personi nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Sulm seksual”.

Në njoftimin e Gjykatës thuhet se “me datë 24 korrik në orët e hershme të mëngjesit, me dashje prek dhe e sulmon seksualisht të dëmtuarin – personin nën moshën 16 (gjashtëmbëdhjetë) vjeç”.

Ndër të tjerash, në njoftim thuhet se “me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh peshën e rëndë të veprës penale, dhe me lënien në liri të të pandehurit ekziston rreziku i ikjes, me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale”.

Njoftimi i plotë:

Caktohet masa e paraburgimit ndaj një (1) të pandehuri, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale sulm seksual

Prizren, 27 korrik 2022 – Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, gjyqtarja e procedurës – Teuta Krusha, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 25.07.2022 dhe mund të zgjasë deri më datën 24.08.2022, ndaj të pandehurit F.A., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale sulmi seksual nga neni 229 par. 5 (ndaj personit nën moshën 16 vjeç), lidhur me par. 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurit ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se:

Me datë 24 korrik në orët e hershme të mëngjesit, me dashje prek dhe e sulmon seksualisht të dëmtuarin – personin nën moshën 16 (gjashtëmbëdhjetë) vjeç

Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh peshën e rëndë të veprës penale, dhe me lënien në liri të të pandehurit ekziston rreziku i ikjes, me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale.

Duke marrë parasysh faktin se procedura hetimore është në fazën fillestare, në vazhdimësi duhet të merren edhe prova tjera me qëllim të zbardhjes së rastit, Gjykata ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurit me qëllim që të parandaloj pengimin e rrjedhës së hetimit, dhe ndikimit në prova apo deklarata të dëshmitarëve.

Nga të lartcekurat, Gjykata ka ardhur në përfundim se në këtë fazë, caktimi i paraburgimit është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm, me qëllim të parandalimit të përsëritjes së veprës penale, dhe zhvillimit të papenguar të procedurës hetimore penale – hetimore.

Shënim: Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, në Gjykatën e Apelit, ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *