Komuna e Prizrenit shpërndan multikultivatorët

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Agron Limani, sot kanë bërë shpërndarjen e mekanizmave bujqësore, përkatësisht të 40 motokultivatorëve për fermerët përfitues.

Përveç multikultivatorëve, për ngritjen e kapaciteteve të fermerëve, Komuna e Prizrenit do të bëjë shpërndarjen e 40 frezave, 40 kosave dhe 30 spërkatëseve, mjete këto të cilët do t’i ndihmojnë fermerët në rritjen e prodhimtarisë së tyre. 

Me këtë rast, kryetari Haskuka theksoi se ndryshe nga vitet e kaluara, kësaj radhe kanë pranuar një numër të madh të aplikuesve, gjë që tregon se besimi i fermerëve në institucionet komunale është rikthyer.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *