Komuna e Suharekës shpërndan koshere bletësh

Për bletarët e Komunës së Suharekës, janë shpërndarë koshere bletësh.

“U shpërndanë koshere bletësh, të cilat do t’u shërbejnë për punë edhe më efikase bletarëve, që në Komunën e Suharekës nuk janë të paktë”, kështu thuhet në njoftim.

Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, ka bërë sot shpërndarjen e koshereve për bletarë, të cilët merren me këtë veprimtari.

Pjesë e shpërndarjes së këtyre koshereve, ka qenë edhe nënkryetarja  e Komunës së Suharekës Mihrije  Suka, e cila ka thënë se në vazhdën e përkrahjes dhe mbështetjes së sektorëve të ndryshëm të bujqësisë dhe blegtorisë, sot po ndihmojmë edhe një sektor tjetër shumë të rëndësishëm në Komunën tonë, siç është bletaria.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *