Konflikt për motive të ulëta në familjen prizrenase, vëllai kërcënon me thikë motrën e tij

Rastet e dhunës në familje sa vijnë e shtohen çdo ditë e më shumë në vendin tonë. Zakonisht viktima janë gratë të cilat përjetojnë dhunë psikike e fizike kryesisht nga familjarët e tyre, të cilët pa hezitim i rrahin ato, raporton Gazeta Sinjali.

Ndihmën e Policisë së Kosovës e ka kërkuar së fundi edhe një vajzë nga fshati Atmaxhe në Prizren, e cila ka denoncuar vëllain e saj për kanosje.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije për Sinjalin se viktima ka deklaruar se vëllai i saj pas një konflikti verbal për motive të ulëta e ka kërcënuar me thikë, duke i shkaktuar shqetësim e frikë.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë marrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe e kanë shoqëruar të dyshuarin në Polici për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë vendim që i dyshuari të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Kanosje’ dhe ‘Dhunë në familje’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *