KQZ fillon shërbimin për ndërrimin e qendrës së votimit brenda komunës
Komisioni Qendror Zgjedhor do të filloj me ofrimin e shërbimit për ndërrimin e qendrës së votimit brenda komunës
Sipas një komunikate për medie, ky shërbim pritet të filloj së ofruari sot dhe do të jetë i përhershëm.
Ndërsa sa i përket detajeve tjera, ato do të bëhen të ditura në konferencën për medie e cila pritet të mbahet në orën 13:00.
“Me qëllim të përmbushjes së detyrimeve që dalin nga Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme, i miratuar nga Kuvendi i Kosovës në muajin qershor të këtij viti, gjatë ditës së sotme (e premte, 24.11.2023) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të fillojë shërbimin për votuesit që votojnë në Republikën e Kosovës, përmes së cilit iu mundësohet ta gjejnë dhe ta ndërrojnë Qendrën e Votimit brenda komunës së tyre.
Ky shërbim i KQZ-së do të jetë i përhershëm, çka do të thotë se votuesit do të kenë mundësi që të njoftohen lidhur me qendrat e votimit dhe të kërkojnë ndërrimin e tyre edhe në vitet jozgjedhore.
Publikimi i të gjitha detajeve do të bëhet gjatë konferencës për media nga Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi dhe Zëdhënësi, Valmir Elezi”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.