KQZ njofton: Nga sot fillon periudha e aplikimit për certifikim të subjekteve politike
Komisioni Qendror Zgjedhor ka njoftuar se nga sot më 1 shtator 2024, të gjitha subjektet politike duhet të dorëzojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën e tyre për certifikim dhe listën e kandidatëve për deputetë.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
“Duke filluar nga 1 shtatori fillon periudha për aplikim të subjekteve politike që duan të certifikohen për pjesëmarrje në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025”, ka thënë Elezi ai në RTK.
“Gjatë kësaj kohe, pra 1 shtator – 11 dhjetor 2024, subjektet politike (partitë politike, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur) duhet të dorëzojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve edhe listën e tyre me kandidatët për deputetë”, shtoi Elezi.