KQZ ua mundëson të gjithë qytetarëve me COVID-19 dhe atyre që janë në vetizolim votimin përmes ekipeve mobile

KQZ do t’i kontaktojë të gjithë qytetarët të cilët janë në listen e IKSHPK, deri me datën 26 nëntor si persona të infektuar me COVID – 19 dhe ata që janë në vetizolim, pa pasur nevojë për ndonjë regjistrim paraprak.

Për të votuar, qytetarëve të infektuar me COVID -19 dhe ata që janë në vetizolim, u dërgohet ekipi lëvizës në adresën e votuesit të regjistruar për të votuar;

Anëtarët e ekipit lëvizës do të jenë të pajisur me maskë, mantel, dorëza dhe mjete për dezinfektim;

Nëse ju si votues nuk keni pajisje mbrojtëse në shtëpi, ekipi lëvizës do t’iu sigurojë maskë dhe dorëza për mbrojtje gjatë votimit;

Me qëllim të identifikimit, votuesi e tregon një dokument të vlefshëm identifikimi para ekipit lëvizës dhe largon maskën në kohë të shkurtër derisa të identifikohet;

Nënshkruheni në listën votuese;

Para se të merrni fletëvotimin, ju duhet t’i dezinfektoni duart;

Së bashku me fletëvotimin, ekipi lëvizës do t’iu jap një zarf të veçantë për të vendosur fletëvotimin, në mënyrë që të ruani fshehtësinë e votës;

Ju duhet të keni hapësirë për të votuar në mënyrë të fshehtë dhe të pavaruar;

Pasi të keni votuar, fletëvotimin e vendosni në zarf të veçantë, të cilin e mbyllni dhe e vendosni në kutinë e votimit;

Pas votimit, ju duhet që sërish t’i dezinfektoni duart;

Me qëllim të mbrojtjes së identitetit të votuesve të infektuar me COVID – 19 dhe votuesve të izoluar, nuk do të lejohet fotografimi dhe filmimi i procesit të votimit;

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për zbatimin e këtyre masave të domosdoshme me qëllim të mbrojtjes së shëndetit.

Për informata shtesë kontaktoni këtë linjë ndihmëse pa pagesë: 0800 55 555

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *