Policia në Prizren arreston personin e tretë për rastin e “Grabitjes”

Më datën 20 dhjetor 2020, në lagjen “Dardania” në Prizren kishte ndodhur një grabitje në një depo ndërtimore. Policia sapo kishte dalë në vendin e ngjarjes, kishte arritur që dy persona të dyshuar të cilët e kanë kryer grabitjen dhe të cilët ishin të maskuar dhe nën posedimin e armës ilegale të arrestohen dhe të ndalohen, ndërsa dy persona të tjerë ishin larguar nga vendi i ngjarjes.

Sot, më 30 mars 2021, pas hetimeve të zhvilluara, njësitë e specializuara dhe ato të hetimeve ndërmorën një aksion dhe filluan operacionin e bastisjes me urdhër të Gjykatës Themelore në Prizren, dhe gjatë realizimit të bastisjes në dy lokacione në Prishtinë, njësitë policore të hetimeve kanë arritur që të identifikojnë dhe të ndalojnë të dyshuarin e tretë i cili ishte i përfshirë në rastin e grabitjes.

Në lidhje me këtë rast u ndalua i dyshuari B.H i lindur në vitin 1980, dhe ndaj tij u aplikua masa e ndalimit në afat prej 48 orësh.

Për aktivitetin e Policisë në zbatim të urdhrit të Gjykatës Themelore në Prizren, u informua prokurori i shtetit.

Policia është duke vazhduar me hetime në lidhje me këtë rast.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *