KQZ vendos të shtyp mbi 3.6 milionë fletëvotime për Zgjedhet Lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marr vendim për numrin e fletëvotimeve, broshurave të kandidatëve dhe listave votuese që do të shtypen për Zgjedhjet Lokale 2025.1 milion e 800 mijë e 410 fletëvotime parashihen të shtypen për Kryetarë Komunash e po aq edhe për Kuvende Komunale.Në kuadër të këtyre fletëvotimeve të shtypura hyjnë votimet e rregullta, votimi me kusht, votimi i personave me nevoja të veçanta, fletëvotimet rezervë dhe për votim me postë.

Për këtë proces do të shtypen 268 mijë e 688 fletëvotime apo 13 përqind më pak se numri i përgjithshëm i qytetarëve me të drejtë vote.Sipas Listës Votuese të certifikuar nga KQZ, votues të regjistruar në Kosovë janë 2 milionë e 69 mijë e 98 votues.“Sipas të dhënave nga Lista Votuese, numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotime, në Republikën e Kosovës është 2,025,105 votues, ndërkaq numri i qytetarëve që janë regjistruar për të votuar me postë nga jashtë Kosovës është 43,993 votues” – thuhet tutje në njoftimin e KQZ-së.Zgjedhjet do të organizohen në 938 Qendra të Votimit me gjithsej 2 mijë e 625 vendvotime. 910 Qendra Votimi janë për votim të rregullt kurse 38 janë për votim me kusht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *