Kroi i Shatërvanit

Në Zonën Historike të Prizrenit, në afërsi të Xhamisë së Sinan Pashës gjendet kroi i “Shatërvanit”. Supozohet se është ndërtuar në shek. XVII (pas ndërtimit të xhamisë së Sinan Pashës ).

Baza e kroit është në formë katrore me gur të latuar nga mermeri me ngjyrë të përhimtë, pjesa e sipërme ka formën e tetëkëndëshit. Pipëzat e ujit gjenden në katër anët e kroit në lartësi prej 1 m. Pjesa e sipërme është në formë të tetëkëndëshit, e zbukuruar me ornamente gjeometrike.

Guacat për përcjelljen e ujit janë prej betoni në formë harkore të rrethuar me gurë të latuar. Uji prej guacave rrjedh në kanale.

Në fund të shek. XIX mbi kroin e Shatërvanit ndodhej vrojtorja e xhandarmerisë turke, për të cilën na vërteton një fotografi që gjendet në dokumentacionin e QRTK-së së Prizrenit .

Kroi i Shatërvanit ndodhet në mes të Sheshit Shatërvan, me pozitën e saj karakteristike, formën dhe dekorimet paraqet njërin prej simboleve të qytetit dhe njëherësh edhe Kroin më karakteristik të ruajtur deri në ditët e sotme.

Në vitin 2013 në kuadër të projektit “Restaurimi dhe rehabilitimi i katër krojeve në Prizren” Kroi i Shadërvanit është restauruar.

Ky projekt është hartuar nga QRTK Prizren dhe është financuar nga UNESCO – zyra për Ballkan./ Databaza e Trashëgimisë Kulturore të Kosovës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *