Kryen grabitje ditë më parë, policia në Prizren arreston dy persona

Policia e Kosovës në Prizren ka arritur të arrestoj tre persona të dyshuar të cilët ditë më parë kanë kryer një grabitje.

Sipas raportit të policisë thuhet se ankuesi mashkull më 6 shtator kishte njoftuar se tre persona të dyshuar nën kërcënimin e thikës i kishin marrë një telefon dhe një kartëmonedhë prej 50€.

“Pas një pune hetimore më 13.09.2023 policia ka arritur t’i identifikojë dhe t’i arrestojë dy personat e dyshuar meshkuj kosovarë të cilët gjatë intervistimit në prezencë të avokatëve mbrojtës kanë pranuar veprën”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *