Kryetari Shaqir Totaj, priti në takim Ministren e Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë, Mirela Kumbaro

Kryetari Shaqir Totaj,gjatë mëngjesit të ditës së sotme ka pritur në takim Ministren e Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë, Mirela Kumbaro, ku është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit në fushën e turizmit në të dyja vendet.

Me këtë rast, Kryetari Totaj u shpreh se Prizreni ka nevojë të ketë vizitorë nga Shqipëria, që nxënësit shqiptarë të mund ta vizitojnë qytetin muze dhe t’i shohin nga afër monumentet historike e kulturore si dhe ta sodisin natyrën e pasur të Komunës së Prizrenit. Totaj, gjithashtu potencoi se zhvillimi i turizmit do të thotë, të kemi edhe zhvillim ekonomik në përgjithësi, shtim të kapaciteteve në vend, rritje të punësimit dhe shkëmbim të përvojave.

E në prag të fillimit të sezonit veror në Shqipëri, Ministrja Kumbaro, falënderoi Kryetarin e Prizrenit për takimin përmbajtësor dhe premtoi se ofrimi i cëlësisë së shërbimeve në rivierën shqiptare, vazhdon të jetë prioritet i institucioneve të Shqipërisë.

Kryetari Totaj, përmendi se, përveç qytetit të Prizrenit, tashmë për vizitorët nga Shqipëria, në hartën turistike, janë futur edhe malet në afërsi, Prevalla dhe Brezovica.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *