Kunatat ia marrin nuses djalin 5-vjeç pa pëlqimin e saj në Prizren

Pas një rasti të dhunës në familje, nusja nga Prizreni kishte shkuar te prindërit e saj bashkë me dy fëmijët.

Por, kunatat e saj kanë shkuar te ajo dhe ia kanë marrë djalin 5-vjeç pa pëlqimin e saj.

Policia thotë se janë kontaktuar te dyshuarat në telefon që të paraqiten në stacion te policisë por deri më tani nuk janë paraqitur.

Rasti në polici është hapur si “vetëgjyqësi”.

Njoftimi i plotë i policisë:

VETËGJYQËSIA/ Prizren15.08.2022-16:20. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se më datën 14.08.2022 kishte pasur një rast dhune në familje dhe me dy fëmijët e saj kishte shkuar te prindërit e saj. Ndërsa më datë 15.08.2022 dy te dyshuarat femra kosovare kunatat e saj kishin shkuar tek ankuesja dhe pa pëlqimin e saj ia kishin marrë fëmijën e saj pesë (5) vjeçar. Janë kontaktuar te dyshuarat në telefon që të paraqiten në stacion te policisë por deri me tani nuk janë paraqitur. Rasti është duke u hetuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *