Për tre muaj mbi 2 milionë qytetarë lëvizën lirshëm pas liberalizimit: Asnjë shkelje ligjore

Kosova ka hyrë në muajin e katërt që kur iu dha drita e gjelbër për liberalizimin e vizave.

E gjatë këtij katërmujori, nuk është regjistruar asnjë thyerje e rregullave.

Nga qeveria kanë bërë të ditur se nga të dhënat e deritanishme, është vërejtur fluks i madh i lëvizjeve të qytetarëve në vendet evropiane.

“Normalisht do duhej një periudhë më e gjatë sëpaku gjashtë mujori i parë i vitit për të pas edhe një analizë më të detajuar, por ajo çfarë mund të them prej të dhënave që ne disponojmë dhe normalisht informatave që marrim edhe nga terreni, momentalisht është rritur numri i njerëzve dhe qytetarëve që lëvizin dhe po e shfrytëzojnë liberalizimin e vizave, por nuk kemi hasur në raste të shkeljeve flagrante apo problemeve të ndryshme” , ka deklaruar Klisman Kadiu-Këshilltar i zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimit.

Procesi po vlerësohet se po shkon mirë, mirëpo bëhet e ditur se ka pasur raste që kosovarët edhe janë ndaluar për të hyrë në zonat schengen në mungesë të dëshmisë financiare.

“Normalisht ky proces po shkon mirë, po shkon pa probleme numri i personave të cilët nuk janë lejuar në zonën Shengen ka pasur raste, por nuk kanë qenë një numër shqetësues, numri është relativisht i vogël i personave për të arritur që të dëshmojnë që kanë mjetet financiare, të mjaftueshme, pas raste të tilla por të limituara”, ka thënë ai.

E sipas të dhënave të Policisë, gjatë tre muajve të parë, nga Kosova lëvizën mbi 2 milionë qytetarë.

Për njohësin e ekonomisë, Safet Gerxhaliu, këto shifra nuk janë shqetësuese.

“Në aspektin statistikor, sa e lëshojnë Kosovën edhe aq mbesin në Kosovë, është evidente një tentativë e butë e ikjes dhe largimit të kosovarëve drejtë vendeve të Evropës, por definitivisht nuk ka arsyeje për panik” , ka thënë ai.

Sipas Gërxhaliut, Qeveria duhet të bëjë fushatë sensibilizuese për qytetarët që të mos largohen nga vendi dhe në të njëjtën kohë ta kthejë vëmendjen në rritjen ekonomike./teve1

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *