“Kur të kthehem, nëse iu gjej në banesë do t’ju vras” – Gjykata vendos për djalin nga Prizreni që i kërcënoi prindërit

Gjykata Themelore në Prizren ka aprovuar kërkesën e [rokurorisë Themelore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit A.P. i cili para katër ditësh ka kërcënuar prindërit.

I dyshuari, më 17 mars në shtëpinë e përbashkët familjare i ka kërcënuar prindërit se do t’i privojë nga jeta, ose do të ju shkaktojë lëndim të rëndë trupor.

“Me datë 17 mars, në shtëpinë e përbashkët familjare, i ka kanosur të dëmtuar – prindërit e tij, me vepra apo gjeste se do t’i privoj nga jeta ose do t’i shkaktoj lëndim të rëndë trupor, në atë mënyrë që ditën kritike i pandehuri fillimisht fjaloset me të dëmtuarit – prindërit e tij, duke i ‘u kërkuar të holla, i ‘u bënë presion në vazhdimësi, dhe më pas i kanos me fjalët “Unë po dal në qytet, kur të kthehem nëse iu gjejë në banesë do t’iu vras”, dhe në vazhdimësi i njëjti shkakton ankth, frikë dhe pa siguri tek të dëmtuarit”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

“Gjyqtari i procedurës ka vlerësuar se janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit, sepse duke pasur parasysh peshën e veprës penale mënyrën dhe rrethanat në të cilën është kryer vepra penale, ashtu që me dashje ushtron dhunë duke i kanosur edhe me jetë prindërit e tij, gjithashtu Gjykata ka marrë parasysh edhe faktin që i pandehuri ka kryer këto veprime duke qenë nën ndikimin e substancave narkotike”, ka bërë të ditur Gjykata.

Po ashtu, është bërë e ditur se i pandehuri është recidivist i veprave penale, pasi edhe më herët ishte shpallur fajtor për veprën penale “Dhunë në familje”.

“Gjithashtu nga shkresat e lëndës vërtetohet se i pandehuri është recidivist i veprave penale të kësaj natyre, pasi që më herët është shpallur fajtor për veprën penale të dhunës në familje. Nga të lartë cekurat, Gjykata ka ardhur në përfundim se në rastin konkret kjo masë është më oportune dhe më e arsyeshme duke marr parasysh peshën e veprës penale, mënyrën dhe rrethanat e kryerjes, caktimi i paraburgimit për të pandehurin është më se i domosdoshëm dhe i arsyeshëm dhe për shkak të mbarëvajtjes së procedurës së rregullt të procedurës penale – hetimore”, thuhet në komunikatë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *