Kushtrim Çoçaj: Kriter punësimi në arsimin prizrenas është të jesh haver i Visarit, Jeronimit dhe Krenares
Ja si e ka shkatërruar Myta arsimin për katër vite
Shkruan: Kushtrim Çoçaj
Nuk dua të flas se mbi çfarë kriteri janë emëruar u.d e drejtorëve të shkollave. E dinë të gjithë që kriter i vetëm ka qenë të jesh haver i Mytës, i Visarit, i Jeronimit, ose servil i Skender Susuri dhe Krenare Koqit.
Me të njejtin kriter janë punësuar dhe mësimdhënësit.
Kaq për këtë pjesë
Nëse e keni vënë re Myta në çdo paraqitje publike po mburret me çerdhet që (nuk) i ka hapur.
Mytë, a po mendon se qytetarët nuk e dinë që fëmijët për t’i çuar në çerdhen e paligjshme që ke (nuk) e hapur duhet të paguajnë njësoj si në çerdhet private?
Mytë, a po mendon që nuk e dinë qytetarët që stafi prej 20 punonjësve nuk janë duke u paguar për shkak paaftësisë tende për të planifikuar paraprakisht?
A e di ti sa është kostoja për të funksionuar një çerdhe dhe a ke planifikuar se si do të sigurohen këto shpenzime?
Sigurisht se ti nuk e di se ti e ke mendjen tjetër kund, te tenderat, sepse je në fund të pushtetit dhe e ke marrë vesh që të ka ardhur fundi, dhe të intereson të kapësh çfarë mund të kapësh.
A e di ti se shpenzimet për të mbajtur këtë çerdhe janë baras me buxhetin që kanë të gjitha shkollat së bashku të komunës së Prizrenit?
Duhet bërë planifikim i hollësishëm o Mytë për ndryshe do mbyllet çerdhja akoma pa u hapur mirë.
Ti në një debat e përmende ish-çerdhen publike “yllkat” që është mbyllur. Po e di pse është mbyllur?
Ja ta them unë, për shkak të pamundësisë financiare për të funksionuar sepse do shumë shpenzime.
Mytë, a e di ti se kjo çerdhe për shkak të mosplanifikimit, do të zhysë Drejtorinë e Arsimit edhe më thellë në gropën financiare ku ka rënë prej kohësh për shkak të mungesës së planifikimit buxhetor dhe keqmenaxhimit?
Shujtat e kanë falementuar DKA-në.
Nuk e di si ke fytyrë që flet për arsim, madje del e tregon si histori suksesi.
Të paktën mos e ze në gojë se është turp.
Të gjithë e dinë se drejtoresha e DKA-së, mbyllet me çelës me dy drejtorë të shkollave gjithë ditën dhe nuk i hap derën as zyrtarëve të DKA-së, as drejtorëve të shkollave dhe as mësimdhënësve dhe profesorëve.
A e di ti Mytë se ne kemi në sistemin tonë arsimor në Prizren rreth 500 mesimdhënës më tepër dhe vijohen të rekrutohen mësimdhënës të tjerë në punë?
A e di ti Mytë se drejtorët e shkollave shqetësimin e vetëm e kanë si të keqshpenzojnë buxhetet e tyre dhe jo vijueshmërinë e procesit mësimor?
A e di ti Mytë se nuk është bërë asnjë përpjekje për të ndalur abuzimin e drejtorëve të shkollave, dhe të gjithë buxhetin e shpenzojnë për vete me fatura fiktive.
Ata e trajtojnë buxhetin e shkollave si buxhet të tyre personal.
Çfarë ke bërë ti për ta ndalur këtë?
Ke fjetur gjumë.
Mytë, ti ke ardhur në pushtet pa plan, kështu që mos më jep asnjë përgjigje.
Përgjigjen për përgjumjen që ke treguar për katër vite do ta japin qytetarët me 17 tetor.
Gjumë të qetë Mytë!