Këshilli Drejtues i Spitalit të Prizrenit reagon pas sulmit fizik ndaj infermierit

Këshilli Drejtues i Spitalit të Përgjithshëm” Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren ka reaguar pas sulmit fizik të infermierit N.S. në Spitalin e Prizrenit.

Këshilli Drejtues, pavarësisht rrethanave se si ka ardhur deri te sulmi, dënon ashpër sulmin fizik ndaj infermierit, N.S, që në mënyrë të drejtëpërdrejtë cenon jetën dhe mirëqenien e infermierit, duke qenë në vend të punës dhe në shërbim të pacientëve.

Njoftimi i plotë:

Reagim i sulmit fizik ndaj infermierit, N.S.

Prizren, 15.03.2021

Këshilli Drejtues i Spitalit të Përgjithshëm” Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren reagon ashpër për sulmin fizik, në vendin e punës, ndaj infermierit të radiologjisë N.S.

Më datën 14.03.2021, në ora 22.25 minuta, në Shërbimin e Radiologjisë në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa”në Prizren, në vendin e punës, është sulmuar fizkisht infermieri N.S.

Këshilli Drejtues, pavarësisht rrethanave se si ka ardhur deri te sulmi, dënon ashpër sulmin fizik ndaj infermierit, N.S, që në mënyrë të drejtëpërdrejtë cenon jetën dhe mirëqenien e infermierit, duke qenë në vend të punës dhe në shërbim të pacientëve.

Këshilli Drejtues kërkon nga institucionet kompetente që, konform ligjit, sulmet ndaj punëtorëve shëndetësorë, në rastin konkret ndaj infermierit N.S, të trajtohen me seriozitet, me qëllim që të ruhet integriteti i punëtorëve shëndetësorë, të jenë të sigurt në vendin e punës dhe mos të pengohen në ofrimin e shërbimeve shëndetësore ndaj të gjithë pacientëve dhe mbrojtjen e shëndetit të popullatës pa dallim.

Këshilli Drejtues nga opinioni publik kërkon që të kenë mirëkuptim ndaj punëtorëve shëndetësorë, sepse punëtorët shëndetësore me punën dhe angazhimin e tyre, edhe në këtë kohë të pandemisë, rrezikojnë jetën e tyre dhe të familjeve të tyre për t’u dalë në ndihmë dhe për të ofruar shërbimet shëndetësore për pacientë dhe qytetarët në përgjithësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *