Kushtrim Çoçaj: Personi që nuk di të shkruaj një fjali pa bërë gabime trashanike emërohet anëtar komisioni në përzgjedhjen e mësimdhënësve

Në konkurset që po zhvillohen në Drejtorinë e Arsimit prej dy muajsh, dosti i Mytaher Haskukës dhe Visar Shehut, kamarieri Sazan Cukaj, i rekrutuar dy vite më parë në Drejtorinë e Kulturës pa iu nënshtruar provimit, sepse testin e ka mbushur në shtëpi, është emëruar anëtar i komisionit në përzgjedhjen e mësimdhënësve në DKA.

Shkruan: Kushtrim Çoçaj

Vetëm imagjinoni ku ka përfunduar ky pushtet, “kamarierit” (respekt për të gjithë ata që ushtrojnë këtë profesion me ndershmëri), i cili nuk di të shkruaj një status me një fjali pa bërë gabime trashanike gramatikore, që as një fillorist nuk i bën, ia kanë lënë në dorë intervistimin e mësimdhënësve.

Kurioz jam ta di, çfarë pyetje mund t’i bëjë kamarieri kandidatëve super të kualifikuar dhe të përgatitur?

Si është e mundur që dhjetëra profesionistë të arsimit, drejtorë shkollash, zyrtarë të DKA-së janë lanë anash dhe i është besuar kamarierit të pyes dhe të bëjë vlerësimin e kandidatëve?

Edhe ligji e precizon qartë, që vetëm ekspertët e fushës,  drejtorët e shkollave  dhe zyrtarët e DKA-së duhet të jenë pjesë e komisioneve në rekrutimin e mësimdhënësve.

Ky pushtet e ka humbur udhën në oborr, dhe s’do t’ia di për ligje dhe udhëzime.

Por qytetarët tashmë të gjithë se e dinë se kamarieri është vendosur aty, si i besuar që është për të pranuar kandidatët e preferuar të partisë.

 Ai ka marrë listën e kandidatëve që do të pranohen nga partia dhe është duke bërë pazaret e fundit para se të publikohen emrat e fituesve.

Qytetarët do të ndëshkojnë me 17 tetor qeverinë e haverave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *