Kushtrim Çoçaj: Që fitorja të jetë më e plotë duhet të votojmë 177 Shaqir Totajn dhe numrin tim 22

Jemi në fund të fushatës zgjedhore dhe më duhet të falënderoj përzemërsisht miqtë, shokët, familjarët dhe këdo që kam takuar gjatë kësaj përvoje të jashtëzakonshme.

Kjo fushatë më ka shërbyer për të njohur më nga afër nevojat e qytetarëve, preokupimet e tyre, ndershmërinë me të cilën nxjerrin të ardhurat e tyre, shpirtin solidar të njerëzve tanë për të të dëgjuar dhe ndihmuar, për të bashkëndarë shqetësimet e tyre pa kërkuar lëmoshë, por veç të drejta. Si dhe përvoja në këtë fushatë më ka shërbyer të njoh më mirë qytetin tim, shpirtin e tij, identitetin e tij të larmishëm.

Jam më i bindur se në fillim të kësaj fushate se ia vlen të angazhohesh për të drejtat qytetare.

Do ta bëj gjithmonë, gjithnjë, kurdoherë.

Falenderoj ekipin që më ka mbështetur me sinqeritet në këtë fushatë.

Po ashtu mirënjohje për kolegët, për kandidatin tonë për kryetar të Prizrenit, për të cilin besoj se është alternativa që i duhet qytetit.

Fitorja është afër.

Që ajo të jetë më e plotë duhet të votojmë 177 Shaqir Totajn dhe numrin tim 22.

I juaji,

KUSHTRIM Çoçaj

#BashkëPërPrizrenin

#PDK177

Shaqir Totaj ✅

Kushtrim Çoçaj 22 ✅

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *