Kuvendari Petrit Hoxhaj bënë kërkesë për vendosjen e kamerave në disa vende të rëndësishme

Kuvendari Petrit Hoxhaj bënë kërkesë për vendosjen e kamerave në disa vende të rëndësishme.

Njoftimi i plotë:

Në cilësinë e kuvendarit ,sot  dorëzova një kërkesë në Komunën e Prizrenit  për vendosjen e kamerave të sigurisë në disa vende, pasi që janë duke ndodhur shumë vjedhje dhe thyerje të shtëpive të banorëve të komunës sonë.

Lokacionet që duhen të vendosen kamerat janë tek ura Landovicës  në pjesën ku lidhet Anadrinia me Hasin, në Jaglenicë që e lidhë Prizrenin me Suharekën, në Marash që e lidhë qytetin me Prevallën, në hyrjen dhe daljen e autostradës në jug , në hyrje dhe dalje të autostradës në veri dhe në udhëkryqin në Zhur që e lidhë Dragashin me komunën e Prizrenit.

I juaji Petriti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *