Kuvendi miraton me 64 vota për, ndarjet buxhetore për buxhetin e vitit 2021

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar ndarjet buxhetore për projektligjin për Buxhetin e vitit 2021.

Pas një debati të ashpër mbi ndarjet buxhetore mes pozitës dhe opozitës, Projektbuxheti ka kaluar me 64 vota për.

Partia Demokratike e Kosovës i ka dhënë mbështetje projektligjit të Buxhetit, ndërkaq Vetëvendosje ka votuar kundër.

Nesër në ora 14:00 do të mbahet seanca e ardhshme që Projektbuxheti të vendoset në pikën e ditës për lexim të dytë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *