Ky është vendimi i Gjykatës për Kobrën dhe të tjerët
Gjykata Themelore në Prizren ua ka vazhduar edhe për një muaj paraburgimin Dibran Hoxhaj i njohur si Kobra dhe pesë personave tjerë, të dyshuar për përfshirje në vrasjen e 31-vjeçarit në Prizren.
Masa e paraburgimit për ta do të vazhdojë deri me 3 mars 2023.
Këtë informacion e ka konfirmuar për Gazetën Express zëdhënësi i Gjykatës Themelore të Prizrenit, Marcel Lekaj.
“Referuar pyetjeve tuaja, ju njoftojmë se Gjyqtarja e procedurës paraprake, me datë 01.02.2023, ka marrë AKTVENDIM dhe ndaj gjashtë (6) të pandehurve është vazhduar masa e paraburgimit e cila mund të vlejë deri me datë 03.03.2023”, the Lekaj për Express.
Zëdhënësi Lekaj tha se gjyqtarja ka konsideruar se nëse lineh në liri mund të arratisën. Si dhe ka marrë parasysh faktin se të dyshuarit janë të njohur për organet e drejtësisë, pasi që në të kaluarën kanë vepra penale të natyrës së ndryshme.
“Gjyqtarja e procedurës paraprake ka konsideruar se janë plotësuar kushtet ligjore për vazhdimin e masës së paraburgimit, ngase të pandehurit me qëndrim në liri mund të fshihen apo arratisen me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale. Gjithashtu, duke marrë parasysh mënyra dhe rrethanat nën të cilat dyshohet se janë kryer veprat, veçanërisht vepra penale e vrasjes së rëndë, duke marrë parasysh faktin se të dyshuarit janë të njohur për organet e drejtësisë, pasi që janë kryer të veprave penale të natyrës së ndryshme, Gjyqtarja e procedurës paraprake ka konsideruar se vazhdimi i paraburgimit në këtë fazë është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm”, tha Lekaj për Express.
Dibran Hoxhaj dyshohet për veprat penale vrasje e rëndë; mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve; dhe manipulim me prova.
Ndërsa të dyshuarit A.V., B.M., J.B., K:G., dhe E.A., ; janë të të dyshuar për veprat penale; Manipulim me prova dhe pjesëmarrja në rrahje.
Për këtë rast, disa ditë më vonë ishte arrestuar R.S., i dyshuar për pjesëmarrja në rrahje, dhe manipulimi me prova. I njëjti ndodhet në paraburgim deri me 6 shkurt.
“Referuar ngjarjes së datës 03.01.2023, me datë 07.01.2023, Gjyqtarja e procedurës paraprake kishte caktuar masën e paraburgimit – e cila do të vlen deri me datë 06.02.2023, edhe për të dyshuarin e shtatë (7) në këtë rast, i pandehuri R.S., i dyshuar për veprat penale: pjesëmarrja në rrahje, dhe manipulimi me prova”, shtoi zëdhënësi Lekaj për Gazetën Express.
Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit para një muaji ndaj të pandehurve ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura rrjedh dyshimi i bazuar se konflikti që përfundoi me vrasje kishte nisur për pagesën e faturës në lokalin “Kobra City”.
“I pandehuri Dibran Hoxhaj., më datë 03 janar rreth orës 04:00 e mëngjesit, në afërsi të lokalit të tij “K….C….”, që gjendet në rrugën magjistrale Prizren – Zhur, me armë zjarri, me dashje e privon nga jeta viktimën V.C., duke vë në rrezik jetën e të dëmtuarit R.Sh., të cilin e plagos dhe duke vë në rrezik edhe jetën e dëmtuarit A.B., që të tre shtetas të Republikës së Shqipërisë, në atë mënyrë që për shkak të një mosmarrëveshjeje paraprake që kishin pas rreth pagimit të faturës në lokal, fillon përleshja në mes punëtorëve në lokalin “K……C……..,”, me të dëmtuarit, ku pas kacafytjeve dhe rrëmujës së krijuar në lokal, të dëmtuarit dalin nga lokali dhe pasi hypin në veturën “……..” ………., me targa Angleze, për tu larguar, në parkingun e lokalit paraqitet i dyshuari D.H., i cili me armë zjarri shtënë në drejtim të veturës, me ç’rast e qëllon të dëmtuarin V.C., i cili kishte qenë i ulur në ulësen e pasme të veturës dhe R.Sh., , i cili kishte qenë në ulësen e përparme, si pasojë e këtyre të shtënave me armë zjarri V.C., nderon jetë rrugës për në spital të Kukësit, derisa R.Sh., nga plagët e marra nga Kukësi dërgohet në spitalin e Tiranës.
I pandehuri D.H., Se deri më datën 03 Janar 2023, e ka pasur në posedim një armë zjarri, deri më tani i tipit të panjohur, të cilën e përdor duke shtënë – përshkuar sime lartë.
I pandehuri D.H., më datë dhe kohë të përshkruar si më lartë, e heq pajisjen e DVnga lokali i tij “K……C……”, ku kanë nisur mosmarrëveshja e përshkuar si të lartcekura. me qëllim të pamundësimit të shfrytëzimit të incizimeve në lokal që do të shërbenin në procedurën penale”, ka njoftuar gjykata.
Tutje, gjykata ka njoftuar se “të pandehurit A.V., B.M., J:B., K.G., dhe E.A., Më datë 03 janar rreth orës 04:00 të mëngjesit, në lokalin “K……C……”., marrin pjesë në rrahje pronë e të pandehurit D.H., e cila gjendet në rrugën magjistrale Prizren – Zhur, e cila rezulton me shkaktimin e lëndimeve të rënda për të dëmtuarin R.Sh.,.”.
Dibran Hoxhaj i njohur si “Kobra” ishte përsëritës i veprave penale.