LAMTUMIRË SHPIRTBARDH

Abdullah Thaçi

Gurbet o plagë e rënd shekullore
Që zemrat tona po i bënë copë copë
Në vendin ku kem lind e rritë
Si çdo ditë, unë mungoj dhe sot !

Gurbetqari mungon n’dasma e gëzime
Akoma më rënd kur mungon në morte!
Për me u përqafu fort me njerzit e familjes
Për t’ngushëllu njëri tjetrin me zemër të thyer.

I ndodhur mes katër muresh
Shumë e rënd kjo barrë o Zot !
Që nuk përshkruhet me fjalë
Pse unë s’jam aty sot,
Për ta belbëzu fjalinë që e urrej :
Lamtumirë o dajë !

Dikur isha shumë i ri,
E nuk i kuptoja mirë sinonimet e fjalëve.
Aty ku nuk ishe prezent ti
Të gjithë pajtoheshin me një fjali,
Asllan mes nesh nuk lind më nana !

Sot kur shpirti yt ju dorzua Krijuesit,
Kujtimet e mia mi kthejnë shumë momente
Me zërin tënd të ëmbël e të butë
Unë nipi yt “jetim” flas me fotografinë tënde !

Në secilin moment t’dhimbjeve e derteve t’mia
Nuk e di se e ndjeje nevojën time
Kur papritmas pranoja thirrjen tënde
Për të ma shkarku secilin hall të jetës,
E për ta ngarku atë mbi supet tua të vuajtur !

Përkundër sprovës me sëmundjen tënde,
Eh si nuk dite o burr të ankoheshe një herë ?!
Qetsisht e pranove jetën ashtu si e shkroi Zoti
Jetove ndershëm me hallet e gjithë neve,
Lumturia e të tjerve ishte pasuria jote e vetme !

Tash kur fizikisht nuk je mes nesh,
Do të jetojmë me kujtimet dhe amanetet tua
E një premtim publik pe nisë nga vetja :
Përjetsisht, krenar që të patëm,
Mos na raftë me ta koritë nderin dhe emrin!

Lamtumirë shpirtbardh.

Bühl, Gjermani
12 Tetor 2021

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *