LDK: Ky pushtet i dështuar nuk është në gjendje të ofrojë as shërbime bazike minimale për qytetarët e Komunës së Prizrenit
LDK, dega në Prizren e ka kritikuar pushtetin lokal se nuk është në gjendje të ofrojë as shërbime bazike minimale për qytetarët e Komunës së Prizrenit.
Komunikata e plotë:
Qytetaret e komunes se Prizrenit qe nga mengjesi, sot, po perballen me veshtiresi ne qarkullim.
Pushteti lokal sikur nuk egziston, te gjitha rruget jane te mbuluara me bore dhe akull dhe as qe eshte ndermarre ndonje veprim per pastrimin e tyre.
Kjo gjendje ka renduar dhe veshtiresuar levizjen e lire te qytetareve duke sjellur ne rrezik per lendime si rezultat i rrugeve dhe trotuareve te rreshqiteshme, nderkaq ne komunikacion gjate tere kohes verehet situate kaotike.
Eshte per keqardhje qe ky pushtet i deshtuar nuk eshte ne gjendje te ofroi as sherbime bazike minimale per qytetaret e komunes se Prizrenit.
Lidhja Demokratike e Kosovës ne Prizren shpreh keqardhjen dhe revolten e saj per papergjegjshmerine dhe neglizhencen e pushtetit lokal duke kerkuar qe te nderhyje pushteti qendror per tu dalur ne ndihme qytetareve prizrenase.