PDK: NË DITËN E ZGJEDHJEVE NË KOMUNËN E PRIZRENIT SHUMË RRUGË TË BLLOKUARA

Partia Demokratike e Kosovës Dega në Prizren, në ditën e zgjedhjeve shfaq brengosjen për neglizhencën e pushtetit lokal në Prizren, në lidhje me mosangazhimin e saj për pastrimin e rrugëve.

Bora që ka ra dje dhe sot, ka bllokuar disa fshatra siç janë: fshatrat e Zhupës, Hasit, Vërrinit, por në gjendje jo të mirë janë edhe rrugët e qytetit. Deri në hapjen e kutive për votim, në rrugët e qytetit e aq më pak në rrugët e fshatrave, nuk është parë asnjë borëpastruese. Mosangazhimi i kompanive përgjegjëse për pastrimin e rrugëve as në këtë ditë të shënuar për Kosovën, dëshmon për papërgjegjësinë e pushtetit lokal, të udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Kryetari i Komunës z.Mytaher Haskuka. Rrugët në këtë gjendje jo të mirë, i’a pamundësojnë qytetarëve të komunës, për ta shfrytëzuar të drejtën e tyre dhe për t’i zgjedhur të preferuarit e tyre.

Partia Demokratike e Kosovës Dega në Prizren, i bashkëngjitet shqetësimit të qytetarëve, për këtë mosgatishmëri të pushtetit lokal dhe i bën thirrje organeve kompetente të komunës, që ta kryejnë obligimin e tyre ndaj qytetarëve, për pastrimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve, të paktën në ditën e zgjedhjeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *