LDK në Prizren: Qeverisë lokale i kanë shkuar në suficit 8 milionë e 688 mijë e 134 euro

Dega e LDK-së në Prizren thotë se qeverisë lokale I kanë shkuara në suficit mbi 8 milionë euro.

Komunikata e plotë:

Të dashur qytetar,

Qeveria komunale në Prizren, përgjatë gjithë mandatit katërvjeçar, nuk ka ditur e as që ka bërë pëpjekje të mësoi se si të realizoi projekte që do të përmirësonin kualitetin e jetës tuaj të përditëshme.

Si rezultat i mungesës së ideve, kreativitetit dhe vullnetit për të punuar, Komunës së Prizrenit edhe këtë vit i kanë shkuar në suficit 8 milionë e 688 mijë e 134 euro nga buxheti final që ka pasur prej 53,654,638.00 euro.

Sipas raportit të auditorit, komuna ka shpenzuar vetëm 44,966,503.53 milionë euro apo 84% të buxhetit.

Në raport po ashtu nënvizohet fakti se kjo komunë ka shpenzuar buxhetin vetëm 5% më mirë se në vitin paraprak, që i bie se këtë vit zgjedhor po bëjnë përpjekje të bëjnë diçka sipërfaqësore për efekte elektorale, por pa sukses.

As gropat nëpër rrugë nuk ja dolën ti mbyllin, megjithë kaosin e krijuar në pikën e verës e ardhjes së bashkëatdhetarëve.

E ndërkohë që parat ju teprojnë, kryetari Haskuka, i njohur tashmë për njeri që kërcënon e fyen shoqërinë civile, mediat, opozitën…paska kërcënuar edhe qytetarët që këtë vit të vështirë pandemie, nuk kanë arritur që me kohë të përmbushin obligimin tatimues mbi pronat që posedojnë.

Epo, mbajini në mend këta që veç morën nga ju, e nuk kthyen tek ju asgjë për katër vite qeverisje në gjendje letargjie.

Qytetarët e Prizrenit janë të njohur për bashkëpunues të mirë dhe përmbushje të obligimeve tatimore, ata nuk meritojnë shantazhe e presione të tilla.

Një thirrje miqësore e kryetarit do të kryente punë mjaftueshëm, dhe jo formën që ky zgjedh gjithmonë, kërcënimin me procedura përmbaruese.

Prizren,

01.08.2021

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *