LDK Prizren: Koha e uzurpimeve ka marr fund!

Pas ndrrimit të pushteteve në komunën e Prizrenit, ka tendencë që të përdoret koha e pushimeve të fundvitit dhe vakumi deri në konsolidimin e plotë të kabinetit qeveritar lokal si dhe fillimit të punës së Kuvendit Komunal.

Zyrja jonë në qendër të qytetit, në të cilën ne kemi zhvilluar aktivitetin tonë partiak ndër vite, e cila është në proces të rikthimit, po tentohet të uzurpohet dhunshëm nga individë që shfaqen në emër të partisë politike, Nisma.

Me këtë rast i bëjmë thirrje kryetarit të komunës, Z.Shaqir Totaj që të ndërmarr hapat e nevojshëm për kthimin e normalitetit në komunë dhe për fillimin e hapave legal të rikthimit të secilit subjekt politik nëpër hapsirat ku kemi vepruar me parë.

Njëkohësisht, ftojmë drejtuesit e partisë, Nisma, të distancohen nga ky akt uzurpimi si dhe u bëjmë thirrje organeve të rendit të ndërmarrin hapat konkret në mbrojtje të pronave publike dhe ruajtjen e rendit dhe ligjit.

Në të kundërten, do të detyrohemi që të kujdestarojmë fizikisht në mbrojtje të zyreve tona të cilat presim që së shpejti ligjërisht do të na rikthehen.

Lidhja Demokratike e Kosovës

Prizren

24.12.2021

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *