Lëndohet një person në vendin e punës në Prizren
Një person nga Prizreni të mërkurën është lënduar në vendin e tij të punës.
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Lubizhdë të Prizrenit, derisa policinë e ka njoftuar pronari i punëtorisë ku është lënduar punëtori.
Ai ka deklaruar se viktima ka lënduar aksidentalisht dorën e djathtë derisa ishte duke punuar.
“Ankuesi mashkull kosovar pronar i një punëtorie ka raportuar se punëtori i tij mashkull kosovar, duke punuar aksidentalisht ka lënduar dorën e djathtë”, njofton policia.
Viktima është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
“Viktima është dërguar në spitalin rajonal dhe më pas me autoambulancë është transportuar për në QKUK-së në Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor”, bën të ditur policia.