Lëndoi një person në aksident dhe iku nga vendi i ngjarjes, arrestohet nga policia në Prizren

Policia Rajonale e Prizrenit në një komunikatë për media ka njoftuar se me datë 24 nëntor 2021, rrethe orës 17:30, në rrugën “Brigada 128” në Prizren, drejtuesi i motoçikletës tipit Skuter pa targa te regjistrimit , shkaktoi një aksident trafiku, i cili ishte duke lëviz përgjatë rrugës “Brigada 128”,ne drejtim te fshatit Nashec dhe me te arritur afër hotel ,,MENA,, në Prizren nga pakujdesia e godet këmbësorin i cili ishte duke ecur pran rrugës ne anën e djathë, ne te njëjtin drejtim me motoçikletën.

Sipas deklaratës te këmbësorit pas aksidentit vozitësi ndalet dhe e pyet e këmbësorin për lëndime i nijeti deklaron se nuk kam lëndime dhe vozitësi largohet ne drejtim te pa njohur .

Me vone këmbësori nga familjaret dërgohet për në emergjencën e Spitalit ne Prizren dhe sipas mjekut kujdestarë këmbësori si pasoj e aksidentit kishte lëndime te lehta, pas tretmanit mjekësor lirohet për shtëpi. Për momentin nuk dihen shënimet e vozitësit dhe motoçikletës, pasi nuk kemi arritur te identifikojmë.

Pas një pune Operative është arritur qe te zbulohet i dyshuari qe ka shkaktuar aksident trafiku me lëndime dhe është largu nga vendi i ngjarjes.

Në lidhje me rastin është informuar prokurori i Shtetit i cili urdhëroj që rasti të hetohet në procedurë të rregullt, thuhet në njoftim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *