Lëndoi një person në aksident, iku nga vendi i ngjarjes

Më datën 12 prill 2022, në orën 09:26, në rrugën Prizren-Suharekë, përballë një qendre tregtare  në fshatin  Lutogllavë të Prizrenit, vozitësi  NN, i cili ishte duke e drejtuar automjetin e tij me traga NN, e duke lëvizur  prapa në rrugën ‘Pranvera 81”, si pasojë e vozitjes së pakujdesshme me pjesën e pasme të automjetit  e godet këmbësorin i cili në ato momente ishte duke kaluar rrugën nga krahu i majtë i lëvizjes së automjetit.

Si pasojë e aksidentit këmbësori pëson lëndime trupore  dhe dërgohet në Qendrën Emergjente në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Vozitësi nuk  u ndal në vendin e ngjarjes dhe u  largua në drejtim të fshatit Korishë.

Këmbësori i lënduar pas marrjes së ndihmës mjekësore në Qendrën Emergjente në Prizren për shkak të lëndimeve të rënda transferohet në QKUK në Prishtinë. 

Nga reagimi i menjëhershëm i hetuesve të Njësisë së Komunikacionit Rrugor në Prizren  u bë verifikimi i automjetit dhe personit dhe të dyshuar SH.H., i lindur në vitin 2001 m/sh/k. I dyshuari u intervistua për shkaktimin e aksidentit me lëndime të  rënda trupore dhe ikje nga vendi i ngjarjes.

Në lidhje me rastin është informuar prokurori i Shtetit i cili urdhëroi që i dyshuari të ndalohet për 48 orë.

Rastin është duke u hetuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *