Lirohet nga spitali 16-vjeçari sirian që u plagos në Vërmicë, dërgohet në mbajtje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të së shtunës në Vërmicë të Prizrenit, ku dy shtetas të Sirisë dyshohet se u qëlluan me armë zjarri nga disa persona. Sinjali raportoi se njëri nga ta ka arritur që të kërkojë ndihmë mjekësore, ndërsa tjetri u gjet pa shenja jete pas disa orësh kërkimi në një mal.

16-vjeçari që po trajtohej në Spitalin rajonal të Prizrenit, është liruar nga hospitalizimi pasi që gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar.

Mësohet se i njëjti menjëherë pas lëshimit nga spitali është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe pas përfundimit të procedurave, prokurori ka nxjerrë aktvendim që ai të ndalohet për 24 orë.

Kujtojmë se pas mbledhjes së provave materiale dhe informacioneve tjera, e vendim të prokurorit është iniciuar rasti ‘Vrasje e rëndë’.

Rrethanat se si ka ndodhur rasti dhe motivet që çuan deri në ngjarjen tragjike janë ende të paqarta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *