Lul Raka ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19.
Mikrobiologu Lul Raka ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Raka përmes një postimi në Facebook.
“Të nderuar/a, Pas disa simptomave të shfaqura mbrëmë te gruaja Laura, sot u testuam për COVID. Unë dhe gruaja rezultuam pozitivë (unë nuk kam simptoma). Fëmijët, Lena dhe Lumi dolën negativ. (Learti punon e studion ne Prishtinë)”, ka shkruar Raka.