Mashtrimet e qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren

Mashtrimet e qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, po vazhdojnë edhe me taksa të qytetarëve!

Tashmë kur jemi në fund të mandatit për qeverisjet komunale, qeveria e VV-së vetëm sot ka hapur 22 tendere për investime ne lokalitete të ndryshme të komunës së Prizrenit!

Po bëhen afër 4 vite të kësaj qeveri që nuk kanë bërë asgjë të cilat janë shoqëruar me shumë skandale dhe afera korruptive kurse në kohën kur pritet të shpallen zgjedhjet lokale, në kuadër të politikave mashtruese, të cilën e kanë si filozofi politike po mundohen tash edhe përmes hapjes së tenderëve të mashtrojnë qytetarët, sepse mashtrimet propagandistike nuk po ju shiten më.

Procedurat tenderuese sipas ligjeve zgjasin më së shumti 45 ditë dhe hapja e tyre në këtë kohë nënkupton që pjesa dërmuese të fillojn në kohën kur fillon edhe fushata elektorale për zgjedhje lokale, që për Nismën Socialdemokrate ky është edhe keqpërdorim i taksave të qytetarëve për mashtrime elektorale!

Zyra për Informim,

NISMA Socialdemokrate – Dega në Prizren.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *