Mbahet trajnimi ”Dhuna në baza gjinore dhe dhuna seksuale”

Në kuadër të aktiviteteve të shoqatës “Medica Gjakova –MGJ” në Spitalin e Përgjithshëm” Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren është mbajtur moduli i dytë i trajnimi me temë “Permiresimi i qasjes në shërbimet shëndetësore të ndjeshme ndaj stresit dhe traumës për gra dhe vajza të mbijetuara të dhunës në baza gjinore dhe të dhunës seksuale”. Trajnimi është zhvilluar në formën interaktive me fokus në temën ”Dhuna ne baza gjinore dhe dhuna seksuale”

Në trajnim kanë marrë pjesë 25 profesionistë shëndetësorë, mjekë-e dhe infermierë-e, nga repartet Emergjencë, Psikiatri, Pediatri, Neonatologji dhe Gjinekologji-Obstetrikë.

Trajnimi është inspektuar edhe nga menaxhmenti i spitalit, i cili ka shprehur përkushtimin dhe gatishmërinë për të ndihmuar të gjitha projektet dhe trajnimet që kanë për qëllim aftësimin e kuadrit shëndetësor dhe ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore ndaj pacientëve.

Trajnimi është përcjellur edhe nga Znj. Nagihan Xërxa, menaxhere e projektit THTP, që është pjesë e implementimi të programit në Kosovë, që ka filluar në vitin 2018 dhe përfshin dy komuna: Prizrenin dhe Gjakovën, me mundësi zgjatjeje edhe në komuna tjera të Kosovës.

“Programi synon të përmirësojë qasjen në shërbimet shëndetësore të ndjeshme ndaj stresit dhe traumave për gratë dhe vajzat e prekura nga dhuna në baza gjinore dhe dhuna seksuale. Ky trajnim është i një rëndësie të veçantë edhe për faktin se ligjëratat dhe trajnimi është kryer nga trajnerët e spitalit, të cilët më parë janë trajnuar nga trajnerët e “Medica Gjakova” në tri tema: “Stresi dhe Trauma”, “Dhuna në baza Gjinore dhe Dhuna Seksuale”, “Vetëkujdesi”, – theksoi znj. Zërxa

Në fund të gjithë pjesmarrësit janë pajisur me certifikata për trajnimin e kryer.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *