Mbi 8 mijë kosovarë dolën jashtë Kosovës përmes kufijve tokësorë gjatë janarit
Qytetarët e Kosovës nga 1 janari kanë fituar të drejtën e udhëtimit pa viza nëpër vendet e zonës Schengen, të përbërë prej 27 vendesh evropiane.
Kosovarët për të udhëtuar drejt vendeve evropiane gjatë muajit janar kanë shfrytëzuar rrugët përmes kufijve tokësorë si dhe linjat ajrore.
Disa të dhëna të Policisë së Kosovës të dërguar për RTV21 tregojnë se përmes kufijve tokësorë, numri i qytetarëve që kanë dalur jashtë Kosovës në muajin janar është 845 mijë e 973 udhëtarë.
Gjithashtu, këtu të dhëna tregojnë se, 695 mijë e 345 qytetarë kanë hyrë në Kosovë.
Ndërsa, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka njoftuar se në muajin janar 2024 janë shërbyer 287 mijë e 205 udhëtarë apo 21.9 për qind më shumë se sa në muajin janar 2023 dhe 996 fluturime apo 23.3 për qind më shumë krahasuar me janar 2023.