Mëngjesi i ftohtë, gjatë ditës mot pranveror

Për të premten parashikohet të mbajë në Kosovë mot me vranësira dhe intervale të shkurta me diell, ku në orët e mëngjesit pritet të ketë reshje të pakta në zona të caktuara, kryesisht në formë të borës.

Por, dita do të vijojë me vranësira dhe intervale me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -4 deri në 0 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 5 deri në 10 gradë, njofton MeteoKosova.

Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i veriut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-45 km/h.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *