Mbi 96% e familjeve kosovare e shfrytëzojnë internetin
96.4 për qind e familjeve kosovare kanë qasje në internet, ndërkaq 3.4 për qind, nuk kanë qasje në asnjë lloj pajisje.
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Rezultatet e Anketës së Përdorimit të Teknologjisë Informative dhe Komunikimit (TIK) për vitin 2020.
Në kumtesën për media theksohet se ky publikim ofron të dhëna për shfrytëzimin e teknologjisë informative dhe të komunikimit në tërë territorin e Republikës së Kosovës nga ekonomitë familjare dhe individët e kategorisë 16-74 vjeç.
“Nga rezultatet e dala nga ky publikim, rezulton se në vitin 2020 ekonomitë familjare në Kosovë kanë pasur qasje në internet nga shtëpitë, nga çfarëdo pajisje prej 96.4%, ndërsa 3.4% e ekonomive familjare janë deklaruar se nuk kanë pasur qasje në internet nga asnjë lloj pajisje. Qasja në internet kryesisht ka qenë nga telefoni celular, pasuar nga laptop/kompjuter portativ, kompjuter desktop, tablet etj”, thuhet në njoftimin e ASK-së.
Ndërkaq përdorimi i internetit për qëllime private për shfrytëzimin e shërbimeve publike online për të procesuar kërkesat/shërbimet janë vërejtur ndryshime në përqindje krahasuar me vitin 2019.