Me 19 nëntor mbahet mbledhja e 5 e Kuvendit Komunal

Në bazë të nenit 43 paragrafit 1, të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale dhe nenit 35, paragrafit 2, të Statutit të Komunës së Prizrenit, kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Prizrenit thërret mbledhjen e V (pestë) të rregullt për vitin 2020 të Kuvendit të Komunës, e cila do të mbahet më 19 nëntor 2020 (e enjte) në sallën e mbledhjeve të Kuvendit në Shtëpinë e Bardhë, duke filluar nga ora 10:00.

Rendin e ditës për këtë mbledhje e gjeni këtu: https://kk.rks-gov.net/…/2020/11/3.-Rend-dite-Kuvendi.pdf

Ndërsa në bazë të nenit 52 paragrafit 1 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale dhe nenit 59 paragrafit 1 të Statutit të Komunës së Prizrenit, është thirrur mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa, e cila do të mbahet më 17 nëntor 2020 (e martë), në sallën e mbledhjeve të KPF-së në Shtëpinë e Bardhë, duke filluar nga ora 10:00.

Rendin e ditës për mbledhjen e KPF-së e gjeni këtu: https://kk.rks-gov.net/…/26/2020/11/2.-Rend-dite-KPF.pdf

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *