Me 7 e 8 mars, regjistrimi në Bibliotekën e Prizrenit pa pagesë për mësimdhënësit dhe gratë
Me rastin e festave të marsit Biblioteka në kordinim me drejtorin e kulturës ka vendosur :
– Me datë 7 mars të gjithë mesimdhënësit që dëshirojnë të antarsohen në bibliotekë u lejohet antarsia pa pages
– Me datë 8 mars të gjitha gratë që dëshirojnë të antarsohen në bibliotekë u lejohet antarsia pa pagesë.
Po ashtu ftojmë të gjithë të interesuarit që se me datë 8 mars ora 10 00 në Shtëpin e Kulturës ,,Xhemajli Berisha ‘’ , do të bëhet zyrtarizimi i marrveshjes me Arkivat Shtetrore të Shqipëris dhe Kuvendin Komunal të Prizrenit që nga kjo datë në Bibliotekën e Prizrenit në Këndin Arkivor mund të marrin të gjitha shërbimet online të Arkivave Shtetrore të Shqipërisë.
Kjo është një mundësi e mirë për studime dhe marrje të informacioneve arkivore nga të gjithë të interesuarit .
Gëzuar festat e marsit , përulje dhe lavdi për të rënët , respekt për mësimdhënësit , dashuri për nënat kudo që janë.