Kujtim Gashi: Kontributi i anëtarëve të Kuvendit është esencial në realizimin e Zonës Industriale

Nënkryetari I Komunës së Prizrenit, Kujtim Gashi ka thënë sot se Kontributi i anëtarëve të Kuvendit është esencial në realizimin e Zonës Industriale.

Postimi i plotë:

I falënderoj anëtarët (Asambleistët) të cilët, sot, në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës, zhvilluan debat përmbajtësor sa i përket veprimeve të komunës, përkitazi me Zonën Industriale.

Ashtu siç i informova dhe i sigurova sot, Kryetari i Komunës së Prizrenit, z. Shaqir Totaj, dhe i tërë ekzekutivi komunal, finalizimin e projektit për Zonën Industriale e kanë ndër projektet kryesore dhe këtë do ta realizojmë bashkë: pozita e opozita, komuniteti i biznesit dhe të gjithë akterët tjerë relevantë.

Kontributi i anëtarëve të Kuvendit është esencial në realizimin e këtij synimi, prandaj edhe kërkojmë mbështetjen e tyre, duke i ftuar që të punojmë nga afër dhe me transparencë të plotë për jetësimin e këtij projekti kapital, i cili ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin e ekonomisë lokale të Prizrenit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *